Dua Lipa zgjedh jugun e Shqipërisë për pushimet verore

Showbiz

Këngëtarja me famë ndërkombëtare e cila kohë më parë i ka rrëmbyer zemrat e fansave anekënd botës ka treguar një dashuri të veçantë për Shqipërinë dhe e ka zgjedhur vendin e origjinës si destinacionin e saj të preferuar për të kaluar pushimet verore. Ylli i hiteve të panumërta ka qenë një ambasadore entuziaste e bukurive të natyrës dhe vlerave kulturore që ofron të ofron vendi ynë. Gjithashtu Dua njihet si një adhuruese e ushqimeve tradicionale dhe mikpritjes vendase.

Me një ndikim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, ylli i popit nuk heziton të ndajë vazhdimisht me ndjekësit imazhe nga pushimet e saj në Shqipëri, duke shprehur një lidhje të fortë me vendlindjen dhe duke e rekomanduar atë si destinacionin turistik ideal. Në një nga intervistat e fundit, ajo ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende që duhen vizituar patjetër. E pyetur nga drejtuesit e programit në prestigjozen iHeartRadio se cili ishte vendi i saj i preferuar për të kaluar pushimet gjatë verës së ardhshme, duke përshkruar një ndjesi lirie dhe kënaqësie që i sjellin udhëtimet , ajo zbuloi dy zgjedhjet e saj “Jugu i Shqipërisë… ose Ibiza”.