Dukagjin dhe Anesa Lipa, prindërit shqiptarë të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, festuan pak muaj më parë përvjetorin e 25-të të martesës së tyre.
Dua ishte ajo që bëri publike përvjetorin e tyre të martesës, martesë prej nga ku ajo edhe erdhi në jetë.
Sakaq, Dua bëri një urim publik me një mesazh prekës për të ëmën e saj, Anesën, me rastin e ditëlindjes së saj, duke ndarë edhe foto kur ishte e vogël dhe deri sa u rrit, nën kujdesin e vazhdueshëm të së ëmës”.
Thonë se fama ndonjëherë merr për keq, aq sa shumë artistë i harrojnë prindërit pas suksesit, por Dua Lipa, e cila ndiqet nga miliona fansa në rrjetet sociale, ka treguar sipas traditës se familja është edhe më e shtrenjtë se gjithçka tjetër, edhe se fama.
“Gëzuar ditëlindjen mamit tim të bukur, “bestie” ime, gjithmonë e fundit në kërcim, argëtim, dashurinë, ëmbëlsirën, por përtej të gjitha këtyre, gruaja më e fortë në jetën time. Faleminderit që ju kemi!” , tha Dua Lipa, duke treguar se e ëma është edhe udhëzuesja e saj më e mirë.
“Të gjithë jemi me kaq me fat që të kemi që na udhëzon dhe na drejton gjatë jetës me dashurinë dhe mbështetjen tënde të pakushtëzuar. Të dua, të duam. Mbretëresha jonë!!!