Këngëtarja që i ka magjepsur të gjithë me zërin e veçantë dhe krijimet domethënëse, Dua Lipa po arrin majat. Ajo është bërë pjesë e renditjes së fundit nga ‘Vouge’ në grupin e 25 femrave më me ndikim në botë. 22-vjeçarja ka rritur të ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës dhe për këtë meriton të vlerësohet. Kush më mirë se revista prestigjioze mund të vlerësonte vajzën me origjinë shqiptare për gjithçka ka arritur në vetëm një vit.
“12 muajt e kaluar e kanë qenë një ndryshim i madh për këngëtaren 22-vjeçare. Nga një zë pak i njohur ajo u shndërrua në një yll që i mbush stadiumet. Dua Lipa ishte artistja më e preferuar femër në Britani vitin e kaluar. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë gruaja e parë që mori pesë nominime në një natë. Ajo është gjithashtu një përcaktuese e kulturës. Hiti i saj “New Rules “, himni i fuqizimit të gruas, paraqiti një plan për jetën seksuale moderne dhe deri më sot ka pasur më shumë se një miliard klikime në YouTube”,-shkruhet në artikullin e ‘Vogue’.