Tashmë “rivaliteti” mes dy artisteve shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk është më një sekret. Ndonëse asnjëra prej këngëtareve nuk ka bërë kurrë një deklaratë publike kundër tjetrës, dihet mardhënia e tyre mjaft e ftohtë dhe kjo është reflektuar dhe në evente mjaft të rëndësishme muzikore, ku vajzat thuajse nuk bëhen kurrë bashkë dhe përpiqen të mos ballafaqohen.
Rivaliteti tashmë duhet të jetë bërë akoma dhe më i madh me suksesin më të fundit të Duas. Ajo është bërë imazh i firmës ‘Adidas’ por para saj ishte Rita Ora ajo që reklamonte veshjet e firmës. Kjo është një përzgjedhje e kompanisë së njohur të veshjeve sportive e cila deklarohet se ka lidhje me marrëdhënien jo të mirë të këngëtareve shqiptare. Dua ka bërë edhe kolonën zanore të prezantimit të koleksionit të ri.