Ato janë artistët më të famshme shqiptare, madje të treja tashmë fama e tyre ka shkruar në nivele ndërkombëtare. Shpesh herë duam t’i shohim së bashku dhe një shans e kemi dhe kjo jo vetëm se gëzojnë famë botërore por sepse të treja janë pjesë e të njëjtit label, atë të “Warner Music Group”.
Por tashmë edhe një tjetër shqiptar ka lidhur kontratë me gjigandët e muzikës ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Arnon, i cili falë HIT-it të tij ‘Te molla’ arriti të bënte këtë kontratë në ‘Warner Music’.Arnon tregoi se kontrata u lidh para se kënga të hidhej e të ‘shpërthente’ në klikime në YouTube, por ndodhi në pak ditë pas publikimit në Spotify dhe SoundCloud.