Dua Lipa po bën histori: Ja si e kanë vlerësuar së fundmi!

Showbiz

dua l trr
Në një listë me gratë dhe vajzat më të fuqishme në sferën e sferën e muzikës, BBC ka renditur edhe artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Për këngëtaren e re dhe të talentuar nuk është hera e parë që merr vlerësimin si një ndër gratë më të ndjekura në aplikacionet muzikore, por vlerësimi i BBC-së është ndër më prestigjiozët.Pak kohë më parë, The Guardian e cilësoi muzikën e Duas si frymëzim për gratë në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare është artistja me më shumë nominime në historinë e çmimeve britanike të muzikës, me plot 5 të tilla. Kënga “New Rules”, por edhe “Electricity” kanë dominuar tregun ndërkombëtar duke thyer rekorde.

dua bbc 2

Kjo e fundit, madje, ka regjistruar më shumë se 40 milionë klikime.Pas vlerësimit të BBC-së, Dua shprehet e lumtur dhe e ndan me të gjithë gëzimin e madh: “Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC-së, në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mrekullueshme të jem pjesë e saj”.Në vitin 2017-ën, Dua la pas emra të famshëm të muzikës dhe kryesoi listën e Spotify si këngëtarja më e dëgjuar jo vetëm në Britaninë e Madhe, po në të gjithë botën. Brenda nje kohe të shkurtër, Dua ka arritur të jetë një nga emrat më të diskutuar në mbarë botën.

dua bbc