Dua Lipa njofton se është gati për festivalin ‘Sunny Hill’

Showbiz

Ylli me origjinë shqiptare  i skenave ndërkombëtare  ka postuar një video në rrjete sociale,në të cilën  tregon se ka ngelur edhe pak kohë deri në festivalin  e shumëpritur në kosovë ‘Sunny Hill’.

Lipa thotë se mezi po pret që të kthehet në Prishtinë. “Edhe dy ditë Sunny Hill. Mezi po pres që të kthehem në vendlindjen time, në Prishtinë. Lista e artistëve që do të performojnë është e mrekullueshme, do të jetë shumë argëtuese”, shprehet ajo. Më tej shton: “Jam shumë e emocionuar që t’iu shoh sërish”. Ndërkohë  Bebe Rexha ka mbrritur në Kosovë dhe ndodhet aty për për herë të parë. Ajo po ashtu do të performojë në ‘Sunny Hill’ këtë vit. Festivali do të startojë nesër (25 korrik) dhe do të përfundojë të dielën (28 korrik).