Dua Lipa në pushimet e ëndërrave…

Showbiz

dua flam

Dua dhe i dashuri i saj Isaac Carew kishin prej kohësh Indinë në “To do list”. Së fundmi , ata realizuan pushimet e ëndërrave të tyre pasi kanë vizituar së bashku vendet si : Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa duke u shkëputur nga gjithçka dhe duke shijuar çdo minutë atje. Gjatë qëndrimit Dua thotë se ata u përfshinë shumë në kulturën magjike, ushqimin dhe traditat e atij vendi mbresëlënës.

Ajo madje ndan me ndjekësit e saj një rutinë ditore që kishte bërë gjatë qëndrimit në Indi, klasat e jogës. Këngëtarja shprehet se çdo ditë e saj atje ka nisur në orën 05:00 me klasa joge, të cilat ajo mendon se e kanë ndihmuar shumë që të relaksohet dhe të marrë energjitë që i duhen për të rifilluar sërisht me projekte të reja që do të lançohen së shpejti.