Dua Lipa mëse e lumtur: «Ndiej flutura të çmendura në stomak»

Showbiz

duaipaludoa

Në datën 3 shkurt, këngëtarja do të jetë e ftuar speciale në emisionin e famshëm “Saterday Night Live”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Do të jem në ‘Saturday Night Live’ më 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë”, ka shkruar Lipa në Twitter.
“Saturday Night Live” është një emision komik amerikan i famshëm i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975. Gjithashtu mbrëmjen e 3 shkurtit e ftuar është edhe aktorja e njohur e kinematografisë amerikane, Natalie Portman.

SHOT 7 0068 683x1024

Dua Lipa Heaven London 310316 Wunmi Onibudo 3 1107 738 90