Motra e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa është bërë shumë e njohur. Së fundmi është mësuar se motra e Dua-s, Rina ka bashkëpunuar me një firmë amerikane veshjesh, për lançimin e produkteve të reja. Ajo ka dizajnuar 30 veshje të ndryshme për ‘brand-in’ e njohur, ku të gjithë njerëzit mund të gjejnë diçka që mund t’ju përshtatet. Mediat e njohura botërore kanë shkruar artikuj të ndryshëm për këtë bashkëpunim. Revista ‘Vogue” në një artikull të saj përmendte të gjithë shembujt si Bella Hadid, Stella McCartney dhe Fran Summers, që si vajzat e vogla të familjes kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë industri.