Dua Lipa më e dashuruar se kurrë!

Showbiz

dua cmimi
Dje u mbajt premiera e filmit “Alita:Battle Angel” në Londër në të cilën kurrësesi nuk mund të mungonte dhe këngëtarja Dua Lipa. Bukuroshja u shfaq përkrah kuzhinierit të njohur por edhe partnerit të saj Isaac Carew. Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se këngëtarja gjendej në premierën e filmit për një tjetër arsye ajo që u vu re jo vetëm nga sytë e publikut por edhe të pranishmëve në premierë ishte dashuria e çiftit.

4FC8498300000578 6165363 image a 9 1536865154845
Të dy dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar krah njëri-tjetrit. Dua gjithëmonë është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të fizikut të saj me formë të rrumbullakosura , kishte veshur diçka të guximshme që i vinte në dukje pjesën e poshtme të trupit. Theksojmë se kënga e fundit e Dua Lipës “Swan song” do të jetë kolonë zanore e filmit “Alita:Battle Angel” kjo ishte dhe arsyeja kryesore përse Dua gjendej në këtë premierë.