Këngëtarja e njohur mbërriti në studion e radios NRJ në Paris ditën e djeshme, ku duket se festonte e lumtur publikimin e albumit të saj të ri. Albumi i saj i tretë “Radical Optimism” u publikua vetëm pak ditë më parë, në 3 maj dhe është publikimi i parë i një albumi të plotë në katër vjet që nga “Future Nostalgia” i publikuar katër vite më parë.
