Gjatë një interviste për ‘ITV News’, Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj në lidhje me ato persona të cilën aktrojnë sikur mbështesin të drejtat e grave, por në rrjete sociale kthehen në armiq me komente negative.
“Duket sikur në jetën e përditshme jemi shumë suportues, e quajmë veten motra dhe kujdesemi për njëra-tjetrën, por e gjithë kjo kthehet në një situatë të keqe në rrjetet sociale. Të gjithë këto persona që luftojnë për barazi, nuk ndajnë këtë mendim ‘online’. Të gjithë mendojnë se nëse fshihen pas ekranit të kompjuterit, mund të thonë çfarë duan”, është shprehur këngëtarja, duke shtuar më pas se këto njerëz janë hipokritë. Kujtojmë se Dua fitoi 2 çmime ‘Grammy’ këtë vit dhe që pas kësaj kohe, nuk ka ndaluar me projektet e reja.