Dua Lipa është këngëtarja me origjinë shqiptare e cila na bën krenarë në çdo dalje apo deklaratë të sajën. Ajo nuk ka nguruar asnjëherë ta tregojë para botës origjinën e saj madje ajo shpesh tregon plot krenari se është nga Kosova.
“Gjyshi im Seit Lipa ishte kryetari i ‘Instituti Historik të Kosovës’, mes viteve 1990-1995. Dëshira për ta treguar historinë tonë dhe prej nga jemi është në gjakun tonë dhe unë mundohem t’ju tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej së cilës mësoj nga pak çdo herë. Së fundi një artikull doli për punën e gjyshit tim dhe më bëri të shpërthej me krenari kështu që desha ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju”- ka shkruar Dua.