Ashtu si shumë këngëtarë të njohur edhe Dua Lipa përballet shpesh me komente nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe të çuditshme. Këngëtarja është irrituar shumë nga disa komentues që e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të trasha. Këtë herë, Dua ka zgjedhur të reagojë dhe jo të qëndrojë e heshtur: “Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.
View this post on Instagram