Dua Lipa flet për seksizmin dhe ngacmimet seksuale

Showbiz

dualipaaa
Dua Lipa për një kohë të shkurtër arriti të kapë majat e suksesit por rruga deri aty nuk ka qenë aspak e lehtë.

Në një intervistë për revistën prestigjose “GQ”, këngëtarja për herë të parë ka treguar për seksizmin në të cilin e gjeti veten kur hyri fillimisht në industrinë e muzikës.

Ajo u shpreh se është shumë e vështirë për një femër të krijojë vend për veten në botën e artit. Sa i përket industrisë së muzikës meshkujt e kanë shumë më të lehtë pasi mendohet se ata i shkruajnë vetë tekstet e këngëve apo muzikën ndërsa femrat i gjejnë të gatshme, mjafton të kenë një fytyrë të bukur.

Sipas Dua-s ky është një stereotip që ekziston edhe në jetën e përditshme. 22-vjeçarja shtoi se edhe pse është me fat që nuk është dhunuar apo ngacmuar seksualisht në karrierën e saj, ajo mendon se lëvizja #MeToo është shumë e rëndësishme për të gjitha femrat brenda edhe jashtë industrisë.