Dua Lipa emocionon të gjithë me urimin për ditëlindjen e motrës!

Showbiz

Kush ka një motër më të vogël e njeh mirë dashurinë dhe dëshirën për ta mbrojtur kudo e kurdo. Njëjtë duket se është edhe marrëdhënia e Dua Lipa me motrën e saj më të vogël, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 18-të ku zyrtarisht hyn në moshën madhore, gjë që motrën e madhe e ‘frikëson’ pak.Këngëtarja me famë botërore ka uruar Rinën 18-vjeçare ku mes rreshtash duket marrëdhënia e bukur që ato kanë së bashku.

“Rina Pina! 18 vjeç por përjetësisht beba ime. Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im dhe shoqja ime më e mirë. Jam shumë krenare për zonjushën që je bërë. Të të shoh ty të rritesh është gjëja më e bukur në botë, pas momentit kur ti dhe Gjin keni lindur. Ju dua në infinit! Do të të ‘shtrydh’ 18 herë që ta kuptosh çdo të thotë. Shpresoj që ky të jetë viti më i bukur dhe të kesh edhe më të bukur në vijim. Bota duhet të bëhet gati për ty!”; ka shkruar Dua në urimin kushtuar së motrës nën një foto të fëmijërisë së tyre.