Dua Lipa, e përzgjedhura e Andrea Bocelli-t për duetin e vitit!

Showbiz

dua l trr
Emri i saj është në krye të toplistës ndërkombëtare, por edhe në krye të bashkëpunimeve me emra shumë të famshëm të muzikës në botë. Por ky i fundit, me legjendën e muzikës italiane, ka kaluar çdo pritshmëri.Pas publikimit dhe suksesit të hiteve “New Rules”, “IDGAF” apo “One Kiss”, këngëtarja e famshme shqiptare, shumë shpejt do të vijë me një baladë, në bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.“If Only” është titulli që mban balada, nga e cila është publikuar vetëm teaser-i.

fxHkupqa 400x400

Bashkimi i dy zërave unikë në muzikë, edhe pse në zhanre të ndryshme, duket mjaft i harmonizuar, megjithatë, e plotë kënga do të jetë në albumin e ri të Bocellit, “Si”. Lajmin e këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm për artisten me origjinë shqiptare e ka bërë publik këngëtari italian përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Bocelli ka publikuar disa momente nga regjistrimi i këngës, realizuar nga kamerat e BBC.Për Duan, pa dyshim, ky do të jetë një prej bashkëpunimeve jo vetëm më të mira të vitit, por edhe të të gjithë repertorit në karrierën e saj muzikore.