Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë përfolur shpesh për raportin jo të mirë që kanë. Sipas mediave shkak për këtë është bërë një konflikt i vjetër i Duas me motrën e Ritës. Këto zëra nuk janë konfirmuar kurrë, por ajo që kuptohet është fakti se ato e shmangin takimin gjithmonë.
Ditën e sotme dy bukuroshet kanë qenë të ftuara në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’. Të dyja kanë publikuar momente nga eventi, por jo pranë njëra-tjetrës.Edhe këtë herë këngëtaret me origjinë shqiptare ja kanë dalë të shmangin takimin së bashku. Megjithatë suksesi në muzikë është i padiskutueshëm për të dyja.