Dua Lipa dhe Isaac Carew ndodhen këto ditë në New York, ku nuk kanë ngurruar të shfaqen nëpër rrugë duke treguar kështu përfundimisht se çifti janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë. Gjatë shëtitjes së tyre, Dua dhe Isaac janë gjendur përballë “Trump Tower”.
“Trump Tower” konkretisht është godina gjigande e Presidentit Trump, në të cilën janë disa biznese të tij si dhe jetojnë familjarët e Trump. Dua dhe Isaac i kanë bërë një “përshëndetje” aspak të zakontë godinës së Trump, duke e postuar edhe në rrjete sociale veprimin e tyre.
Siç shihet edhe nga fotot, çifti kanë nxjerrë gishtin e mesit përballë godinës, për të treguar kështu antipatinë e tyre për presidentin aktual të SHBA-ve.