Dua Lipa bashkon forcat me UNICEF, komentuesi e kritikon për…

Showbiz

dua festival
Sikurse u bë publike në media, Dua Lipa ka vizituar para pak ditësh Libanin dhe kampet e strehimit të familjeve refugjate. Aty këngëtarja është ndeshur nga afër me vështirësitë e me kushtet e jetesës me të cilat përballen të rriturit, por sidomos fëmijët.Në një postim në instagram këngëtarja shqiptare shprehej se ajo më shumë se kushdo i kuptonte këto familje e këta fëmijë që detyrohen të largohen nga vendlindja e tyre dhe të jetojnë në një shtet tjetër për shkak të konfliktit.Ndër të gjithë komentet që e duartrokisnin veprimin e këngëtares së njohur kishte dhe nga ata që e kritikonin se ndërkohë që po ndihmon të huajt, ajo po harron njerëzit e vëndit të saj.

duaaaa

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë vuajnë, se janë pa shtëpi, pa bukë. Ti shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”- ishte komenti i një prej ndjekësve të saj në Twitter.Këngëtarja shqiptare mesa duket ka dashur që ta sqaronte situatën edhe për të tjerë që mund të mendojnë po njësoj dhe i ka kthyer një përgjigje publike komentuesit.“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që nga 2016-ta. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që është bërë deri tani përmes website-it tonë zyrtar”.- shkruan Dua në Twitter.

dudu