Me datë 5 mars është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global”, ku vlerësimet në muzikë bëhen nga suksesi i këngëve në radio. Në listën e triumfuesve nuk mund të mungonte këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Ajo rrëmbeu çmimin “Artistja më e mirë britanike”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale Dua falenderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë. Ajo ka treguar se është mjaft e lumtur për këtë trofe të radhës.