Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është duke kaluar disa probleme shëndetësore, të cilat e detyruan të anulonte një prej koncerteve të saj. Nëpërmjet një statusi të postuar në “Instastory”, Dua ka shpjeguar se prej disa ditësh është duke kaluar një infeksion në vesh, i cili i shkakton shumë dhimbje. Lipa i ka kërkuar shumë falje gjithë fansave të saj duke theksuar se është duke u përpjekur të planifikoj një tjetër koncert.
“Më vjen shumë keq që mu desh të ndërprisja shfaqjen e sotme. Prej disa ditësh po kaloj një infeskion në vesh. Mendova se mund ta përballoja por ishte kaq e dhimbshme dhe më këshilluan se në qoftë se do të vazhdoja mund të kisha dëmtime të përhershme në veshët e mi. Ndihem shumë keq që ju kam zhgënjyer. Doja shumë të performoja për ju. Ju lutem mbajini biletat tuaja, po përpiqem ta planifikoj sërish këtë shfaqe. Ju dua”-ka shkruar Dua.