Familja Kardashian-Jenner është përfshirë nga skandalet dhe problemet, por këtë herë nuk bëhet fjalë për Khloen. ‘TMZ’ ka zbuluar se Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë probleme serioze. Sipas burimeve të afërta me ta, së fundmi bukuroshja e ekranit ka akuzuar partnerin për tradhti, madje për ta vërtetuar ka edhe prova.
Reperi i njohur duket se ka anuluar koncertin e tij të radhës për të qëndruar me partneren dhe për të diskutuar këtë situatë.Thuhet gjithashtu se çifti i njohur kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin. Edhe këtë herë, familja më e famshme në botë arriti të marrë vëmendjen e të gjithëve, por jo për mirë.Kujtojmë se Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze.