Në albumin e tij të ri, Drake duket se ka vendosur të zbulojë çdo gjë. Lajmi i parë ishte pranimi i atësisë. Ndërkaq, kënga “Finesse” duket se është shkruar për supermodelen Bella Hadid. Vjeshtën e kaluar u përfol për një romancë të çiftit, por më pas u tha se ata janë thjesht miq të mirë dhe secili vazhdoi drejtimin e tij.
Por, siç duket, thashethemet kanë qenë të vërteta. Në këngën e tij, Drake jep sinjale për modelen dhe motrën e saj, duke përmendur kështu javën e modës apo dhe b ukurinë e tyre. E më pas, një mesazh për ish të dashurin e Bellës, i cili sipas Drake nuk e vlerëson finesën e saj, duke qenë se e la modelen për këngëtaren Selena Gomez.