Drake pranon publikisht se është bërë baba!

Showbiz

drake
Drake i dha fund spekulime dhe konfirmoi se djali që lindi ish-pornostarja Sophie Brussaux është i tiji. 31-vjeçari këndoi për fëmijën e tij, i cili lindi në tetor të 2017-s, në këngën “Emotionless” që u publikua të enjten. Duke folur për përvojën e tij si baba, ai thotë:

drake1
“Nuk po e fsheh djalin tim nga bota / po fshihja botën nga fëmija im. Lajmin e fundit në jetën time nuk e shkruaj në blogje/ Të vetmit që dua t’ua them janë ata që telefonoj. Më duhet ta pranoj faktin që nuk mund të zhbëhet. Është në gur, e vulosur dhe e nënshkruar. Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është i imi. Dreq e mori, ne u takuam vetëm dy herë”, tha Drake.