Drake kërcënon Kanye West, Kim i del publikisht në mbrojtje!

Showbiz

 

treshjass.jpg

Lajmi më i bujshëm dhe i përfolur këto ditë në mediat e huaja ka qënë deklarata e Kanye West i cili thotë se është kërcënuar nga Drake. Debati mendohet të ketë nisur për faktin se West i kishte dhënë leje kolegut të tij që të përdorte një pjesë nga kënga e tij “Say you will”. “Drake më telefonoi dhe tentoi të më kërcënonte. Fëmija që u lëndua në koncertin e Pusha T është në gjendje kritike”, kishte shkruar Kanye në Twitter.
Të gjithë ishin shumë kurioz për qëndrimin që do të mbante Kim në lidhje më këtë situatë, se si do reagonte ajo dhe çfarë do të bënte për të mbrojtur bashkëshortin. Dhe nuk vonoi shumë për ta bërë këtë gjë përmes Twitter-it ku ka shkruar:
“Drake, asnjëherë mos kërcëno burrin im dhe familjen time”,-ka qënë statusi i saj i parë. Më pas ka vijuar një tjetër postim : “Bashkëshorti im është njeriu më brilant në botë, personi më gjeni që njoh. Ai ka thyer shumë kufij, çdo gjë në muzikë, dizajn skenik, modë dhe kulturë, dhe do vazhdojë të ndryshojë botën”, ka shkruar bashkëshortja e Kanye West.