Drake në një intervistë ka pranuar se një nga dëshirat e tij më të mëdha ka qenë që të martohej dhe të krijonte një familje me Rihannën. Pas kësaj fansat u entuziazmuan, duke menduar se ata kanë ende ndjenja për njëri-tjetrin. Megjithatë të gjithë u bënë kuriozë të dinin se çfarë mendon Rihanna për këtë deklaratë të ish të dashurit të saj. ‘Hollywood Life’ ka mësuar se këngëtarja ka patur të njëjtat mendime si ai gjatë kohës që ata të dy kanë qenë të lidhur.
“Rihanna është kënaqur që ka dëgjuar se Drake dëshironte të krijonte një familje me të, duke qenë se dhe ajo ka dashur të njëjtën gjë”, – ka thënë një burim pranë këngëtares. Më tej ky burim ka treguar se Rihannës i vjen keq që kjo nuk ndodhi mes tyre, por nga ana tjetër ajo është e zemëruar me Drake, sepse ai kishte të gjitha shanset të krijonte një familje me këngëtaren por në një moment ai prishi gjithçka. Rihanna dhe Drake kanë qenë në një lidhje nga viti 2012 deri në 2016-ën, kur të dy i dhanë fund marrëdhënies së tyre papritur.