Drake është bërë baba dhe e ka fshehur?

Showbiz

drake
Pusha T i është kundërvënë Drake, pasi mendon se ai ka kopjuar këngët e tij disa herë. Por kësaj radhe akuzat kanë shkuar edhe më tej. Ai e akuzon Drake se është bërë baba dhe nuk pranon fëmijën e tij. Në këngën e publikuar së fundmi ai thotë :

pusha t
“Sophie e di më mirë, pasi është nëna e fëmijës tënd. Pastroi ‘Instagramin’, por prapë vjen erë. Ti po fsheh një fëmijë. Duaje atë fëmijë, respektoje atë vajzë dhe harroje që është një pornostar, lëre të jetë bota jote.”

sophi
Sophie nuk është emër i panjohur, pasi vitin e kaluar ajo deklaroi se ishte shtatzënë me Drake dhe ai nuk e pranoi fëmijën, madje i hodhi poshtë këto akuza. Ajo e lindi fëmijën e saj më 24 tetor të vitit të shkuar në Francë, në të njëjtën ditë kur ka lindur edhe Drake.