Dorina Mema tregon arsyen përse nuk martohet

Showbiz

Sportistja e njohur shqiptare Dorina Mema është e divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin gëzon një vajzë. Arsyeja përse ka vendosur që të mos martohet sërish është nga premtimi që i ka bërë të bijës.

“Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sakrifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi”, tha Dorina Mema në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Kështu, sportistja ka vendosur që në shtëpinë e saj të mos shkelë asnjë mashkull derisa e bija të vazhdojë jetën e saj.

Ndërkohë, u shpreh se gëzon marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin dhe familjen e tij.