Të gjithë përtojmë shumicën e kohës të frekuentojmë palestrën. Të paktën, personat të cilët nuk janë të ”fiksuar” pas saj. Nga ana tjetër, ankohemi gjithë kohën për faktin se nuk e kemi trupin ashtu siç do donim.
Për të gjithë “dembelat” apo edhe ata të cilët thjesht nuk kanë kohë për të ndjekur palestrën, këngëtarja Aurela Gaçe iu ofron një zgjidhje tepër praktike. Ajo ka publikuar në rrjete sociale, alternativën e saj “rezervë”, shkallët.
“Mos u ankoni më, jo po skemi mundësi për palestër etj etj. Shkallët janë pa lekë. Ngjitja e shkallëve në vend të ecjes ose të vrapit, ngjitja në anësore vendos në punë pjesën e brendshme dhe të jashtme të këmbëve,” shkruan këngëtarja. Pra, përveç zgjidhjes, Aurela praktikisht sapo na instruktoi edhe mënyrën sesi duhet të zëvendësojmë palestrën me shkallët. Çfarë po prisni tani? Nuk ka më justifikime për ju.