Aurela Hoxha është një ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Me linjat e saj perfekte dhe stilin e veçantë bukuroshja ka ditur gjithmonë të jetë në super formë. Për të arritur këto rezultate me siguri Aurelës i është dashur të heqë dorë nga disa ushqime. Këtë e ka treguar nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instastory’.
Teksa një fanse e ka pyetur për regjimin e saj ushqimor, bukuroshja shqiptare i ka zbuluar pikat kyçe ku bazon dietën e saj. “Sport dhe ushqim i kontrolluar”, shkruan modelja.Më herët ajo ka treguar se është kthyer në vegane dhe me siguri kjo mënyrë të ushqyeri i ka ndikuar për mirë. Aurela ka shtuar se moskonsumimi i mishit e ka ndihmuar të humbasë kile.