Moda e viteve ’90 është duke u rikthyer dhe këtë e vëmë re në veshje, aksesorë dhe tani edhe në modelet e flokëve.
Të famshmit janë të parët që i përqafojnë risitë e reja dhe këtë herë është Jennifer Lopez, e cila ka rikthyer në modë një prej modeleve të flokëve më të famshëm gjatë viteve ‘90.
Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton ndau punën e tij të fundit në Instagram. Këngëtarja duket si një yll i viteve ’90 me flokë me onde e me volum, të krehura në mënyrë të përsosur.
Ky është modeli i flokëve që u bë i famshëm edhe nga Pamela Anderson – që edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet është i pakohë.
Appleton ka ndarë një tutorial në Instagramin e tij dhe ju tregon si mund të arrini modelin e Jennifer.