Mel B e njohur nga ne si ish-anëtarja e grupit Spice Girls ka ndarë me të gjithë një sekret të vogël si ka arritur të ruajë linja perfekte. Ajo tha se për këtë gjë nuk është aspak frytdhënëse të punosh vetëm në palestër pasi kërkohet tepër punë edhe në kuzhinë.
Këngëtarja zbuloi se ndonjëherë zgjohet në orën 4:30 të mëngjesit për tu ushtruar dhe më pas i dërgonte fëmijët në shkollë. Mel Bi, nënë e tre fëmijëve, këshilloi fansat që ta respektojnë dhe dashurojnë vetveten. Fotoja e publikuar në postin e saj të fundit është e vjetër, por këngëtarja thotë se e ka përdorur atë si një motivim dhe qëllimi është që të duket ashtu çdo ditë.