Dolce & Gabbana në qendër të kritikave: Debati i radhës jo me personazhet VIP, por me një shtet të tërë!

Showbiz

d6g
Duket se shtëpia e famshme e modës, ia ka dalë mbanë të zemërojë mbarë Kinën. Marka është akuzuar për shfaqje racizmi, pasi në 3 reklamat e publikuara së fundmi, shfaqet një vajzë kineze të cilës i “mësohet” se si të përdorë shkopinjtë.Videot titullohen “Të hash me shkopinj”, por në këtë rast bëhet fjalë për ushqime italiane. Një burrë në sfond, i tregon hap pas hapi vajzës se çfarë duhet të bëjë. Sapo reklamat janë postuar, kanë vërshuar komentet në çdo rrjet social, duke i cilësuar ato si tejet ofenduese. Debati është përshkallëzuar akoma më tepër, kur vetë Stefano Gabbana është përfshirë në biseda me komentuesit.

 640 0 5bf50c5abce7e

Stefano, njihet tashmë si një person që krijon të tilla polemika. Mjafton të kujtojmë faktin që stilisti e quajti publikisht Selena Gomez “të shëmtuar”, apo fustanin e dasmës së Chiara Ferragnit si “tepër të lirë dhe pa shije”. Stefano është përfshirë në një shkëmbim mesazhesh me komentuesit, deri sa në fund deklaroi se Instagrami i tij ishte vjedhur. Por, duke parë mënyrën sesi ai ka komunikuar më përpara edhe me personalitete të tjera, dyshojmë se Instagrami i tij është vjedhur vërtetë. Pas gjithë kësaj rrëmuje, sfilata “The Great Show” që shtëpia e modës do të zhvillonte këtë javë në Shanghai, është anuluar zyrtarisht nga departamenti i çështjeve kulturore në Shanghai.

 640 0 5bf50b7ad0c44