Dokumentari “Unë jam Celine Dion”, publikon për herë të parë të plota pamjet rrëqethëse në të cilat këngëtarja shfaqet duke luftuar me sëmundjen e rrallë

Showbiz

Beteja shkatërruese e Celine Dion me sindromën e ‘personit të ngurtë’ është zbuluar së fundmi në dokumentarin “I Am: Celine Dion” i cili hedh dritë jo vetëm në ngjarjet në rrugën drejt suksesit por edhe në jetën e saj private, kryesisht përballjen me sëmundjen e rrallë që e shokoi atë dhe fansat e saj. Regjisorja Irene Taylor pranon se disa momente ishin vërtetë të vështira për t’u xhiruar! Këngëtarja e hitit të paharrueshëm “My Heart Will Go On” u diagnostikua për problemet e saj shëndetësore në fund të vitit 2022, pasi u detyrua të anulonte dhe të riplanifikonte një sërë shfaqjesh.

56-vjeçarja kishte ftuar kamerat në shtëpinë e saj një vit më parë, dhe operatorët ishin gati me kamerat e tyre për të kapur disa nga momentet e saj më të vështira dhe tepër reale me të cilat i duhej të përballej. Filmi, i publikuar në Amazon Prime Video, ditën e djeshme më 25 qershor, gjithashtu përshkruan ngritjen në famë dhe karrierën mahnitëse prej dekadash.

Skena më rrëqethëse erdhi në fund, ku Celine-s filloi t’i vinte spazma e këmbës, duke iu rrëmbyer i gjithë trupi, ndërsa ekspertët nxituan për ta ndihmuar. E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një kohë që ajo ka menduar të ndalojë xhirimet – Irene vazhdoi: “Unë kurrë nuk i kam fikur kamerat, por sigurisht”.

Kishte momente kur ajo po lëvizte në një dhomë ose po shkonte diku dhe ne nuk e ndiqnim. Dëshiroj të them se kemi vepruar me një shkallë të respektueshme dinjiteti dhe respekti. Kur ajo po shkonte në dhomën e zhveshjes për të marrë mjekimin e saj, kjo ishte një gjë e ndjeshme. Ne ndoshta kemi zgjedhur të mos xhirojmë gjëra që ajo do të na kishte lejuar t’i filmonim, por thjesht menduam se kjo nuk ishte nevojshme pasi ndoshta do ta lëndonim atë”, theksoi ndër tjerash Irene.