Është publikuar dokumentari mbi jetën e këngëtares së njohur. Ajo u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 48 vjeçare dhe u gjet e mbytur në vaskë. Pas 6 vitesh, është realizuar dhe publikuar dokumentari, ku pjestarë të familjes apo miqtë e saj të afërt, kanë zbuluar detaje tepër tronditëse.
Njëri prej tyre, është fakti që këngëtarja është abuzuar seksualisht në moshë të vogël, gjë të cilën deri më sot nuk e dinte askush. Tezja e saj ka treguar se Whitney, ishte abuzuar midis moshës 7-9 vjeçare, nga kushrëria e saj Dee Dee Warwick.