Do të shkosh në palestër po s’ke ku lë fëmijët, Aurela Gaçe ka super zgjidhjen për të gjitha mamatë

Showbiz

Shpesh, mamatë me fëmijët e vegjël e kanë justifikimin në majë të gjuhës kur është fjala për të shkuar në palestër: “S’kam ku lë fëmijët”. Të tjera thonë “E bëj palestrën duke ndjekur fëmijët”. Por nuk ndodh kështu me Aurela Gaçen. Kemi parë që ajo herë pas here merr me vete dhe vajzën e madhe, Grace, por së fundi edhe e vogla, Abigail, ka shoqëruar mamin për herë të parë në palestër.

 

“Mami me gocat ne aksion,edhe me bebelina . Abi e kishte per here te pare,por ama si lëshonte unazat”, ka shkruar Aurela për Abigail në videot e postuara. Me këtë rast, edhe mami bën palestër, edhe vajzat argëtohen. Dhe sa mirë që ka dhe në Tiranë palestra që kanë krijuar hapësira për fëmijët e vegjël. Tani s’ka më justifikime mama të dashura!