“Do ta shkatërroj këtë vit të shkatërruar tashmë”; Capital T flet për planet e reja

Showbiz

Me anë të një fotoje të publikuar në llogarinë e tij, këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Capital T, ka treguar se si i ka rezultuar viti 2020 dhe se çfarë ka ndërmend të bëjë me të.

“A u prishën planet tuaja këtë vit? Të miat gjithashtu, por gjejeni çfarë. Bëra disa të tjera akoma dhe më të mira dhe do ta shkatërroj këtë vit të shkatërruar tashmë”, ka shkruar artisti krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Capital ka bërë të ditur se brenda këtij muaji do të sjellë albumin e tij muzikor të titulluar “Skulpturë”, për të cilin ka punuar për një kohë të gjatë. Ai ka pohuar gjithashtu, se në të ardhmen do të realizojë një tjetër koncert si “Time Capsule”, të mbajtur më 20 shtator të vitit 2019 në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ky paralajmërim i tij vjen vetëm pak kohë pasi publikoi këngën e tij më të re “Flawless”, e cila u prit mirë nga fansat. Kushtrim Ademi, i njohur për publikun si Capital T, ka lindur në vitin 1991 në Prishtinë. Dashurinë dhe talentin për muzikën e ka të trashëguar nga daja i tij, reperi Besnik Canolli, i njohur për publikun si 2Po2. Capital T e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare, ku publikoi disa këngë duke fituar menjëherë zemrat e fansave.

 

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo) on