Dje dhe Sot: Sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve Almeda Abazi?

Showbiz

alemfinale

Shumë personazhë publikë që ne njohim kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Disa prej tyre kanë ndryshuar thjesht me ndryshimin e moshës dhe ky është një proces natyral që na ndodh të gjithëve. Disa të tjerë kanë bërë ndërhyrje nga më të ndryshmet kirurgjikale dhe estetike për të përmirësuar ato gjëra të cilat i kompleksojnë në aparencën e tyre.

almeda

Sot në rubrikën “Dje dhe Sot” do të flasim për Almeda Abazin. E E lindur në 13 shkurt 1992 në Tiranë, ajo është padyshim një nga vajzat më të bukura jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, këtë çmim ajo e fitoi në 2008 ku mori kurorën e Miss Globe. Para këtij konkursi, Almeda kishte fituar Miss Tirana dhe Miss Albania.

62752.jpg

Gjimnazin e kreu në Turqi, aty ku zhvilloi më tej jetën profesionale. Almeda u shfaq në disa filma dhe serial si Konak, Ayrilik etj. Në 2011, mori pjesë në Dancing with the stars në Turqi dhe më vonë në programin Surviver.

almeda-abazi-muhtesem-650x358.jpg

U bë e njohur për rolin si Valeria në “Sulejmani i madhërishëm.” Në vitin 2017, Almeda u martua me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, i cili u bë mjaft i dashur për publikun shqiptar për shkak të disa serialeve të transmetuar në Tring si “Mos u dorëzo” dhe “Perla e zezë”.

almedahha.jpg

Almeda është bërë pjesë e disa programeve në Shqipëri si “Dancing with the stars”. Ajo ka qenë gjithashtu 2 herë në kopertinën e Revistës Living.

tuturtwpper.jpg

A ka kryer Almeda ndërhyrje plastike?
Pavarësisht se është tepër e bukur dhe është konsideruar më e bukura në botë, përsëri ajo ka bërë një ndërhyrje për të përmirësuar formën e hundës. Ky është i vetmi ndryshim tek Almeda, pasi çdo gjë tjetër ka qenë gjithmonë mrekullisht bukur.
Aktualisht, bukuroshja shqiptarë është në pritje të fëmijës së saj të parë.