Djali i Vesa Lumës i mahnit të gjithë me talentin e tij! Mund të këndojë edhe më mirë se vetë këngëtarët…

Showbiz

Në dallim nga shumë kolege të saj, të cilat janë shumë ”të rrepta” kur bëhet fjalë për privatësinë dhe ndajnë si me pikatore fotografitë e fëmijëve apo momenteve nga jeta familjare, Vesa Luma na ka njohur me Lianin që kur ishte ende foshnje, aq sa ndonjëherë na duket sikur edhe ne kemi qenë pjesë e rritjes së tij. Katërvjeçari nuk mungon kurrë në fotografitë e prindërve artistë dhe për këtë duhet t’i falënderojmë të dy, por ja që paska edhe një talent të fshehur për të cilin nuk dinim gjë: kënga.
Që ”dardha bie nën dardhë” e dinim prej kohësh, por në rastin e vogëlushit të Vesës dhe Big Basta-s ka qëlluar fiks në shenjë. E keni parasysh sa u çmendën vajzat, dhe jo vetëm, pasi dëgjuan Bradley Cooper duke kënduar hitin ”Shallow”? Epo duhet të dëgjojnë me patjetër cover-in e realizuar prej Vesës dhe djalit të saj.
Në një video të postuar në Instagram, nënë e bir duken thjesht të mrekullueshëm teksa këndojnë anglisht pranë njëri-tjetrit. “E kam Bradley Cooper-in tim këtu”- shkruan Vesa krahas duetit më të ëmbël me vogëlushin. Bradley bëj mbrapa, tanimë Lian është i preferuari ynë…