Vesa Luma dhe Big Basta e kanë zhvendosur jetën e tyre prej disa muajsh në Zelandën e Re. Ata janë prindër të një djali të quajtur Lian që çdo ditë rritet dhe bëhet më i bukur.
Fotot me të nuk janë të rralla, as momentet nga jeta familjare që ndan me publikun këngëtarja e njohur. Fotot e fundit nga Lian janë më të ëmblat. I vogli i familjes duket si një model kopertinash, teksa mami Vesa zbulon që i biri tashmë qesh para kamerave.