Charlize Theron është parë shpesh në shoqërinë e djalit të birësuar, Jackson, i cili është shfaqur gjithmonë i veshur me fustan. Kjo gjë i ka habitur të gjithë dhe ndonjëherë Charlize është gjykuar për këtë. Së fundmi në një intervistë për “Daily Mail”, aktorja e njohur ka treguar se dhe ajo mendonte se ai ishte djalë, por më pas mësoi se ishte vajzë.Ajo ka folur hapur për këtë ndryshim të fëmijës së saj dhe ka thënë se ndjehet e lumtur që tani ka dy vajza.
“Po dhe unë mendova se ishte djalë. Por kur ishte tre vjeçe me pa në sy dhe më tha: ‘Unë nuk jam djalë’. Unë kam dy vajza të bukura, që si çdo prind, dua t’i mbroj dhe t’i shoh të rriten mirë”, ka thënë aktorja. Më tej Charlize ka shtuar se nuk i takon asaj të vendosë se çfarë ata duan të jenë, por puna e saj e vetme është t’i dojë dhe t’ju plotësojë çdo dëshirë fëmijëve të saj. Aktorja e njohur nuk ka pasur një fëmijëri të lehtë dhe prandaj nga eksperiencat e jetës ka mësuar se si duhet të sillet dhe të vlerësojë çdo njeri.