Djali i Lorik Canës arrin atë çka shumë nga ne nuk e bëjnë dot ende, edhe pse është vetëm 3 vjeç!

Showbiz

lorik djali
Monica Cana, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, ka lejuar ndjekësit e shumtë të saj t’i drejtojnë pyetje në ‘Instagram’ disa orë më parë. Mes tyre ra në sy edhe një për djalin e saj, Boiken. 3-vjecari siç duket flet katër gjuhë dhe këtë detaj e pranon me shumë krenari nëna e tij.Pas pyetjes për gjuhët që flet i vogli i familjes ajo rrëfeu:

lorik e1553005992203 600x414

“Unë i flas Boikenit italisht dhe frengjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”.Kujtojmë se Monica është italiane, ndërsa bashkëshorti i saj shqiptar. Boiken po rritet në Shqipëri dhe familja është shumë e lumtur me gjithçka po përjetojnë dhe kanë ndërtuar.