Djali i Ingrit Gjonit rritet dita-ditës dhe mund të themi se ai është tashmë një nga miqtë më të mirë të mamit të tij. Pavarësisht angazhimeve të shumta, Ingriti mundohet t’i përkushtohet sa më shumë Paridit, duke qëndruar sa më pranë tij.
Ditën e djeshme këngëtarja zbuloi se kishte zgjedhur një nga destinacionet më të preferuar për fëmijë, DisneyLand, për të surprizuar Paridin. Ingriti ka postuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet hipur në një makinë ‘Ferrari’ së bashku me Paridin, përpara kullës Eiffel në Paris. “Ditëlindja e Paridit. Zemra e mamit edhe 100!”, – ka shkruar Ingriti.