Djali i Hueyda El Saied e uron për ditëlindje dhe e quan baba të dashurin e ri të saj!

Showbiz

Hueyda El Saied pas peripecisë që kaloi me ndarjen nga sih-bashkëshorti me të cilin ka dhe djalin e saj, duket e ka gjetur sërisht dashurinë. Partneri i saj i ri, Thierry, ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë s’mund të mungonin krah tij Hueyda dhe i biri, Gabrieli.
Megjithëse Thierry nuk është babai i tij biologjik, Gabrieli ka nisur t’i thërrasë atij “babi” dhe i ka bërë surpizën më të bukur për ditëlindje. Teksa festonin në një lokal me muzikë live, i vogli ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndojë këngën e ditëlindjes.
“Gëzuar ditëlindjen babi!”- thotë ai gjatë këngës dhe Hueyda s’mund të ishte më e lumtur se kaq!


“Urimi më i mirë ndonjëherë! Kur Gabrieli i uron babit te tij ditelindjen. Ndihem mamaja dhe gruaja me e lumtur ne bote, se te kesh nje djale si Gabrieli dhe nje partner si Thierry eshte nje shans. Faleminderit o Zot per gjithçka.”- shkruan Hueyda krahas videos.
Në video Thierry duket i lumtur nga surpriza dhe i afrohet të voglit, duke i dhuruar një puthje në faqe.