Djali i Huejda El Sayed quan ‘baba’ të dashurin e ri të saj…

Showbiz

Hueyda El Said pavarësisht se të gjitha aktivitet i ka zhvilluar jashtë Shqipërisë, mbetet një figurë e pëlqyer për publikun shqiptar.
Siç mund ta keni lexuar tashmë, ish-balerina është në një lidhje prej 3 vitesh me partnerin e saj aktual, Thierry, marrëdhënien me të cilin nuk ka nguruar ta ndajë as me ndjekësit dhe me publikun. Nëse e ndiqni Hueyda-n në Instagram, detaje nga lidhja e tyre dhe jetesa së bashku, ajo i ndan shpesh herë dhe duket shumë e lumtur për këtë.
I lumtur duket edhe djali i saj simpatik që është gjithashtu tepër i njohur për ata që ndjekin Huejdën në Instagram. Siç ka rrëfyer vetë Hueyda, djali, e sheh Thierry-n si dikë që jeton me ta, e mbron, e inkurajon dhe sigurisht që e do shumë. Madje, pa ja kërkuar askush, ai ka vendosur ta thërrasë babi.