Djali i Fahriye dhe Burak, një yll Instagrami ende pa lindur!

Showbiz

burakkrixa
Karan Ozcivit është emri më “IN” në rrjete sociale. Kështu do të quhet djali i Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti. Që prej momentit të hapjes së një llogarie në rrjetet sociale, Karan, ende pa lindur, po korr një super sukses. Profili i tij në Instagram, i menaxhuar nga dy aktorët, ka arritur të ketë tashmë 102 mijë ndjekës. Dhe të mendosh, që në profil nuk ka ende asnjë foto. Pra, jo keq për një fëmijë që nuk ka lindur ende apo jo?

resim 182453LD