Pas largimit nga jeta të Dr. Florit, miqtë e tij i kanë qëndruar vazhdimisht afër dy fëmijëve dhe gruas së tij. Në festa apo ngjarje të ndryshme që, në rrethana të tjera, do të ishin të gëzueshme për famlijen e Florit, ata janë shfaqur duke bërë, qoftë edhe një ditë, më të bukur. Këtë herë, për 2 vjetorin e djalit të shokut të tyre, Landi Hysi, një nga miqtë e tij më të ngushtë, bashkë me këngëtaren Aurela Gaçe, i postojnë të voglit një urim të veçantë! “Edhe 100 Daniel Floran Kondi! Mos ki frikë, beso dhe Zoti, shpëtimtari yt, nuk do të të lërë në gropën e luanëve. Sërish e gjithmonë! Zoti të bekoftë! Oh, edhe diçka…Babi t’përshëndet!”- shkruan Landi duke publikuar edhe vargjet e këngës së West Side Family, ‘Krahët e tua do jem”