Çifti i dashur i aktorëve Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen, janë shpesh në objektivin e kamerave për zhvillimet e tyre në jetë profesionale por edhe atë personale. Së fundmi ata janë vënë re së bashku me të birin dhe me sa duket ky i fundit është bërë protagonist në intervistë duke tërhequr më shumë vëmendje se sa vetë prindërit e tij të famshëm. Një pyetje që të gjithë prindërit e njohin rëndom edhe nëse nuk e përdorin atë: “Kë doni më shumë, mamin apo babin?”, ishte ajo që ju drejtua vogëlushit por përgjigja e tij u kthye menjëherë në shënjestër komentesh duke bërë që shumë prej fansave të aktorëve të mendojnë se vogëlushi Karan do të eci në gjurmët e prindërve të tij. Ai i bëri të gjithë të qeshnin duke iu përgjigjur pyetjes “Mikrofoni”. Fahrije dhe Burak, kanë ndarë së bashku jo vetëm jetën, por edhe profesionin e ne i kujtojmë ata me dashurinë e Feride dhe Kamuran në serialin “Trumcaku”. Gjithashtu, dy aktorët kanë treguar se të zënë me projektet e tyre aktuale, duke kaluar shumë kohë në sheshxirim, shumë herë janë detyruar ta marrin me vete djalin e tyre. Karan tashmë duket i familjarizuar me terrenin e madje duket se i pëlqen të kaloj kohë aty. A mendoni edhe ju se vogëlushi mund të jetë një aktor i ardhshëm duke ecur në hapat e prindërve të tij?